Dyshja Bujupi e drejtoi ndeshjen Turqi-Hungari

Dyshja e gjyqtarëve kosovarë të hendbollit, Genc e Getoar Bujupi, ka drejtuar ndeshjen mes Turqisë dhe Hungarisë.

Të mërkurën, para 3000 shikuesve në Aksaray, Hungaria fitoi me rezultat bindës, 42:23.

Ndeshja i takoi “EHF Euro Cup”, ku paraqiten vendet nikoqire të Evropianit 2026 për hendbolliste dhe tri Kombëtaret më të mira të Evropianit të kaluar.

Për dyshen Bujupi ishte ndalesë tjetër e rëndësishme në rrugëtimin në hendbollin ndërkombëtar. /Kosova.info/


Go to TOP