Dyshimet për ndërtimin e 12 shtëpive pa leje në Bardhosh, nisin hetimet

Prokurori i Shtetit njëherazi Koordinatori i krimeve kundër mjedisit, ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave dhe provave me qëllim të verifikimit të informacioneve lidhur me dyshimin se në lagjen e re në fshatin “Bardhosh” të Prishtinës janë duke u ndërtuar 12 shtëpi pa leje.

Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një njoftimi thotë se do të trajtojë çdo informacion i cili paraqet dyshime për vepra penale .

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton se pas publikimit në media lidhur me dyshimet se në Komunën e Prishtinës, më konkretisht në lagjen e re në fshatin “Bardhosh” të Prishtinës janë duke u ndërtuar 12 shtëpi pa leje, Prokurori i Shtetit njëherazi Koordinatori i krimeve kundër mjedisit, ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave dhe provave me qëllim të verifikimit të këtyre informacioneve”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Tutje në njoftim u tha se Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar që të trajtojë çdo informacion i cili paraqet dyshime për vepra penale të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare. /Kosova.info/

Go to TOP