Dy zyrtarë shtetëror serbë ndalohen për 48 orë në Prizren

Nga 12 persona të nacionalitetit serb, të cilët janë shoqëruar në stacionin e policisë rajonale të Prizrenit, vetëm dy prej tyre janë ndaluar për 48 orë, pasi kanë bërë deklarim të rrejshëm.

Këtë e ka bërë të ditur zyrtari për marrëdhënie me publikun, rreshter Vesel Gashi.

“Ata janë persona zyrtarë shtetëror me inicialet S. R i vitit të lindjes 1990 dhe L. S i vitit të lindjes 1991”, ka thënë Gashi për RTK-në.

Sipas tij, “personat e tjerë pas intervistimit janë lënë të lirë”.

Operacioni ka nisur që mbrëmë dhe u finalizua rreth mesditës së sotme.


Go to TOP