Dy të mitur rrihen mes vete në Lipjan

Dy persona (të mitur) pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur në mes vete.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 11:56, në Lipjan.

Siç bëhet e ditur në raport, si pasojë e përleshjes lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy të përfshirët në rast.

“Pas një mosmarrëveshje verbale, dy të mitur në Lipjan, janë përleshur ndërmjet vete. Si pasojë e përleshjes lëndime të lehta trupore kanë pësuar që të dy të përfshirët në rast. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

Go to TOP