Dy të lënduar nga aksidenti në Breg të Diellit

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Bregun e Diellit.

Aksidenti ka ndodhur në mes dy motoçikletave dhe një automjeti, konfirmon zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugëve Fehmi Lladrovci-Agim Ramadani ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy motoçikleta dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e motoçikletave të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në  QKUK. Me rastin merret njësiti i trafikut të Kryeqytetit”, konfirmon ajo. /Kosova.info/


Go to TOP