Dy persona të dyshuar për veprën Fajde, dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës njofton se ka identifikuar tre persona të dyshuar lidhur,  dy prej të cilëve janë  arrestuar dhe intervistuar sot.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të shtetit personat janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Aktualisht  hetuesit janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

“Më datë 09.10.2024, është pranuar informacion për një rast fajde dhe menjëherë policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Zyrtarët e Njësitit të  Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, kanë  identifikuar  tre persona të dyshuar lidhur me rastin,  dy prej të cilëve janë  arrestuar dhe intervistuar sot”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Gjithashtu bëhet e ditur se personat e dyshuar: A.F, 38 vjeçar dhe E.F, 19 vjeçar, janë shtetas të Kosovës.

Go to TOP