Dy aksidente në Prishtinë, lëndohen një këmbësor e dy shoferë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orën 17:20 në Prishtinë. Raportohet se një veturë ka goditur një këmbësor në rrugën Ilir Konushevci në Prishtinë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një këmbësor i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka bërë të ditur për RTKlive zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:20 kemi pranuar informatën se në rrugën ” Ilir Konushevci ” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person (këmbësor)”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë, gjatë ditës ka ndodhur edhe një aksident tjetër në kryeqytet.

Siç bën të ditur zëdhënësja e policisë, rreth orës 16:30, në rrugën ” Afrim Zhitia” një automjet dhe një motoçikletë janë përfshirë në një aksident trafiku, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

“Personat e lënduar të të dyja aksidenteve janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastet po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Go to TOP