United ripërsërit qëndrimin për të ardhmen e Ronaldos

Manchester United nuk dëshiron ta shesë Cristiano Ronaldon këtë verë.

Sipas raportimeve Ronaldo ka kërkuar që të lejohet të largohet nga “Old Trafford” nëse klubi merr një ofertë të kënaqshme këtë verë.

Vendimi i 37-vjeçarit thuhet se bazohet në dëshirën e tij për të luajtur në Champions League për pjesën e mbetur të karrierës së tij, transmeton Klankosova.tv

Sipas Fabrizio Romano, klubi është i vetëdijshëm për dëshirat e Ronaldos për t’u larguar nga “Old Trafford”, por ata ende shpresojnë se ai do të qëndrojë derisa t’i skadojë kontrata.

Qëndrimi i United erdhi nga një gazetar i afërt me klubin, Samuel Luckhurst, i cili shkroi në Tëitter: “Ashtu si të shtunën e kaluar, Manchester United përsëriti se Cristiano Ronaldo nuk është në shitje dhe nën kontratë për një vit tjetër”.

Ky është padyshim lajmi më i madh kur bëhet fjalë për United këtë fundjavë – në një kohë që tifozët do të preferonin shumë të mirëpritnin një nënshkrim të ri, si Tyrell Malacia për shembull.

United nuk po planifikonte të nënshkruante një qendërsulmues të ri derisa kontrata e Ronaldos të skadonte vitin e ardhshëm.

Ata nuk mund të shesin dhe të mos zëvendësojnë kërcënimin e vetëm real të skuadrës.

Go to TOP