Duka pas fitorës së Kosovës: Ditë krenarie për të gjithë shqiptarët
Kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur Slloveninë me rezultat 0:2, duke siguruar playoff-in për kualifkim në Kampionatin Botëror, që vitin e ardhshëm do të mbahet në ShBA, Kanada e Meksikë.
Pas arritjes së këtij suksesi, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Duka tha se kjo është një ditë krenarie për të gjithë shqiptarët.
Ai theksoi se Shqipëria dhe Kosova janë bashkuar për të parë njëri-tjetrin në një kompeticion kaq të madh.
Prev Post
Kur zgjohen shqiponjat, dridhet Europa!
