Drita e përforcon repartin mbrojtës

Kastriot Rapuca është futbollisti i parë i transferuar nga Drita e Gjilanit për afatin e ri kalimtar. 

Njoftimi është bërë të martën nga skuadra gjilanase.

“Kemi knaqësinë t’u njoftojmë me lojtarin tonë më të ri, mbrojtësin e krahut të djathtë, Kastriot Rapuca, i cili është  ardhja jonë e parë e këtij afati kalimtar. Rapuca do të jetë një forcë shtesë në repartin defanziv dhe një konkurrent i fortë nën drejtimin e trajnerit, Zekrija Ramadani. Rapuca në tre sezonet e fundit ka qenë pjesë e Superligës së Kosovës me ekipe si Ulpiana, Malisheva dhe së fundmi me ekipin e Fushë Kosovës. Rapuca ka nënshkruar kontratë dy vjeçare dhe do të jemi së bashku deri në qershor 2026.
Paç fat Kastriot”, ka shkruar Drita. 


Go to TOP