Drejtori Valmir Sahiti vlerëson futbollisten Modesta Uka: “Krenaria e Vitisë dhe e Kosovës”

Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Viti, Valmir Sahiti, ka vlerësuar futbollisten Modesta Uka nga Stublla për sukseset e saj në futboll dhe kontributin në përfaqësimin e vendit.

Përmes një postimi publik, Sahiti theksoi se Modesta Uka është një storie e vërtetë suksesi dhe një pjesë e rëndësishme e përfaqësueses së Kosovo. Sipas tij, me performancat e shkëlqyera dhe golat e bukur, ajo po dëshmon talentin dhe përkushtimin e saj në fushën e blertë.

Ai gjithashtu rikujtoi se Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti e ka nderuar Ukën me çmimin “Sportistja e Vitit” për vitin që lamë pas, si vlerësim për arritjet dhe kontributin e saj në sport.

“Vajzat si Modesta janë krenaria e Vitisë dhe e Kosovës”, ka shkruar Sahiti, duke e cilësuar futbollisten si një shembull frymëzimi për të rinjtë që merren me sport. ⚽🇽🇰👏

Go to TOP