Drejtori i projektit: Porti i ri në Durrës vijon të përparojë

Mes debatesh politike, hamendimesh dhe kundërshtish, sulmesh dhe pritshmërishë, Porti i Ri i Durrësit, i cilësuar, projekti më i madh turistik i rajonit, vijon të përparojë. Shumëkush nuk e beson këtë!

Porti i Ri Turistik i Durrësit do të jetë investimi më i madh i huaj në rajon, kanë deklaruar zyrtarët e lartë të qeverisë,  dhe se ky investim do ta kthejë Durrësin në një portë të bukur të Mesdheut turistik dhe do t’i japë Shqipërisë një hov të madh drejt majës së vendit kampion të turizmit në Ballkan.

Po cilat janë sfidat e këtij projekti të shumëpërfolur? Drejtori shqiptar i Projektit të Portit Turistik, Agron Memo, shpjegon ecurinë e punimeve dhe atë që pritet të realizohet.

“Ndryshe nga të gjithë kantierët e tjerë në Shqipëri, mënyra se si monitorohet grafiku i punimeve këtu është shumë rigoroz, por jo vetëm kaq. Monitorimet këtu bëhen më programin Primavera, një nga programet më të mira në botë.  Ky program ndjek ecurinë ditore të punimeve resorset, dhe në momentin që printon raportet të ndihmon të shikosh se në çfarë faze jemi”, u shpreh Memo.

Nga punimet fillestare nuk preket aspak edhe aktiviteti portual aktual. Faza e dytë e zhvillimit të Portit turistik dhe ballinës ujore do të nisë vetëm kur të jenë ndërtuar terminalet e reja të Portit tregtar të Durrësit në Porto Romano.

Në fazën e parë do të funksionojë porti i Durrësit si port tregtar dhe në vijimësi modernizohet, investohet dhe nisë të funksionojë si një port i specializuar për pasagjerët dhe jahtet.

Ikën nga Durrësi duke lënë pas punën e kompanive vendase dhe të huaja për këtë investim të rëndësishëm. Nuk punohet vetëm për marinën, por edhe për qytetin. “Valiera“ është në përfundim e sipër, qyteti është duke pritur sezonin e ri turistik dhe njerëzit vijojnë të mendojnë për investimet e tyre, qoftë edhe në Eagle Hills, ku projekti nuk ka të ndalur.

Go to TOP