Drejtori i Bayernit: Ne jemi duke negociuar me Musialan për marrëveshje të re
Jamal Musiala është njëri nga lojtarët më të përfolur tek Bayern Munich.
Futbollisti gjetman u raportua se po kërkohet nga dy klube të mëdha evropiane sikur Real Madridi dhe Manchester City.
Gjithashtu mediat kanë shkruar se drejtiesit e Bayernit dëshirojnë të vazhdojnë me talentin e tyre.
Lidhur me këtë çështje foli edhe drejtori i Bayernit, Maximilian Michael Eberl, i cili tha se janë duke diskutuar tash e disa muajë për kontratë të re me gjermanin.
“Ne jemi duke negociuar me Musialan për marrëveshje të re tash e disa muaj. Ne jemi ulur kemi folur. Ne po e bëjmë atë qetë”, thotë ai.
“Ai duhet të bëhet njëri nga fytyrat e Bayernit sikur Kimmich, Pavlovic e Stanisic. Ne dëshirojmë të fitojmë Ligën e Kampionëve dhe trofe të tjerë”, tha drejtori i Bayernit për Sky.
Bayern e ka nisur sezonin mjaftë mirë me trajnerin Vincent Kompany ku ka shënuar katër fitore në pa aq ndeshje.