Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në “Strandja”, Kosova rikthehet me medalje pas 48 vitesh

Kosova ka shënuar sukses historik në turneun prestigjioz të boksit “Strandja” në Sofje duke u rikthyer me medalje pas 48 vitesh. Boksierja Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë, duke u shpallur kampione në këtë garë të njohur ndërkombëtare.

Përveç Sadikut, medalje të bronzta kanë siguruar edhe Loris Idrizi dhe Bashkim Bajoku, duke dëshmuar talentin dhe përkushtimin e sportistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.

Ministri i Kulturës, i Rinisë dhe i Sportit, Hajrullah Çeku, ka pritur në kabinet boksierët, duke i uruar për suksesin e arritur.

“Kosova ka talent, ka guxim dhe të ardhme në boksin botëror. Ju uroj suksese të radhës!”, u shpreh Çeku në një postim në rrjetet sociale.

Ky rezultat i jashtëzakonshëm dëshmon progresin e boksit kosovar dhe është një motivim i madh për brezat e rinj të sportistëve në vend. /Kosova.info/


Go to TOP