Donfried dhe Escobar në Presidencë, nis takimi me Osmanin
Ndihmëssekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karin Donfried dhe Gabriel Escobar, emisar special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, kanë mbërritur në Kosovë.
Dyshja amerikane takimin e parë e kanë me Presidenten Vjosa Osmani, i cili ka nisur para pak minutash.
Pas përfundimit të takimit me Presidenten, Escobar dhe Donfried do të takohen me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Video e takimit, e publikuar nga EkonomiaOnline