Donat Syla ironizon qeverinë: A po pranohet njohja nga Sudani apo s’e ka marrë vesh ende Kosova?

Gazetari dhe diplomati Donat Syla ka reaguar me ironi ndaj qeverisë së Kosovës pas lajmit për njohjen e re nga Sudani duke ngritur dyshime nëse autoritetet kosovare e kanë pranuar zyrtarisht këtë zhvillim.

“A po pranon njohjen nga Sudani, qeveria e Kosovës, se nuk e dijta? Me siguri nga modestia nuk po duan të krekosen,” ka shkruar Syla me një dozë humori në rrjetet sociale.

Ai ka ironizuar më tej duke thënë se Zyra për Media e “kryeministrit më të mençur në univers” duhet t’u dërgojë një notë proteste Sudanit dhe Kenias, pasi sipas tij këto shtete “shpërdoruan mundësinë” për të kontaktuar direkt me kryeministrin Kurti.

“Sidoqoftë, do të pendohen!” përfundon Syla, duke thumbuar mungesën e një reagimi zyrtar më të gjerë apo ceremoniali nga institucionet për këtë njohje të rëndësishme ndërkombëtare.

Reagimi i Sylës vjen në një kohë kur Kosova ka shënuar dy njohje të reja brenda pak javësh – nga Kenia dhe Sudani – duke e rritur numrin e shteteve që e njohin pavarësinë e saj. /Kosova.info/


Go to TOP