Dolën me gjysmën e trupit jashtë veturës, policia dënon disa persona

Të enjten rreth orës 13:30 policia e Shtimes kishte pranuar disa informata se disa persona në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime gjatë lëvizjes me vetura kanë lejuar që pasagjerët e tyre të dalin me gjysmën e trupit jashtë veturës në xhama, duke rrezikuar jetën e tyre.

Policët e stacionit pasi kanë grumbulluar informata në terren dhe pasi kanë shikuar kamerat e sigurisë, kanë arritur që të identifikojnë disa persona, të cilët i kanë ftuar në stacionin e policisë dhe ndaj tyre kanë iniciuar fletëparaqitje për gjykatë për drejtimin e veturës pa patentë shoferi dhe gjoba kundërvajtëse që kanë lejuar që pasagjerët e tyre me pjesën e trupit të dalin jashtë veturës në xhama.

“Policia Rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët që informuan policinë për këto kundërvajtje , ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestar: 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftimin e policisë. /Kosova.info/

Go to TOP