Dogana me aksion në Han të Elezit, ndalohet kontrabanda me barna në vlerë mbi 10 mijë euro
Në një aksion të njësisë antikontrabandë të Doganës së Kosovës, janë gjetur qindra barna të cilat ishin vendosur në një autobusë të linjës Turqi-Kosovë, në pikën kufitare Hani i Elezit.
Shefi i njësisë antikontrabandë, Bekim Shala thotë për Tëvë1 se informacioni u sigurua nga rrugët operative ndërkaq konfirmoi se vlera e barnave kalon shifrën e dhjetë mijë eurove. Tëvë1 ju sjellë pamje ekskluzive të këtij aksioni.
