Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra
Dogana e Kosovës njofton se ka arritur të inkasojë deri më sot 1 miliard e 7 milionë € të hyra, duke shënuar një rritje prej 5.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku ishin inkasuar të hyra në lartesi prej 955 milionë euro.
“Ky sukses është rezultat i disa faktorëve kyç: Performanca e qëndrueshme ekonomike dhe bashkëpunimi i ngushtë me sektorin privat, përmbushja ligjore nga ana e komunitetit të biznesit dhe rritja e efikasitetit në luftimin e ekonomisë joformale dhe krijimi i lehtësirave tregtare”, njofton Dogana.
Një nga zhvillimet më të rëndësishme të këtij viti është aplikimi i deklarimit para arritjes së mallrave. Ky hap vjen pas shtetëzimit të plotë të terminaleve Doganore sipas vendimit te Kryeministrit, si dhe heqjes së pagesave për një sfidë kjo e adresuar për vite me radhë në Raportin e Progresit, e cila sfide vitin e kaluar u vlerësua si e tejkaluar. Rezultatet e para të këtij sistemi janë mjaft pozitive dhe janë mirëpritur lart nga komuniteti i tregtarëve.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e përpjekjeve për avancimin e mëtejshëm të kapaciteteve të saj operative.
