Dogana e Kosovës sekuestron mallra me vlerë afro 20 mijë euro
Dogana e Kosovës ka parandaluar dy tentime të kontrabandës në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit, duke kapur mallra të padeklaruara në dy raste të ndara.
Dogana përmes një komunikate për media njofton se parandalimi parë ka ndodhur mbrëmë në ora 20:50, ku oficerët doganorë kanë ndaluar një automjet me targa kosovare, me ç’rast oficerët zbuluan 226 paketime parfumesh nga marka si të njohura , me një vlerë totale prej 13,699.70 €.
Pas zbulimit mallrat janë konfiskuar dhe për momentin iu janë nënshtruar procedura të origjinalitetit të tyre.
Ndërsa rasti dytë ka ndodhur po ashtu mbrëmë në orën 22:45, ku në një automjet me targa të RMV-së oficerët zbuluan 40,000 cigare elektronike me vlerë prej 4,340.00 €, të fshehura në pjesë të ndryshme të automjetit.
Në komunikatë thuhet se të dy personat kanë shkelur Kodin e Doganës dhe të Akcizave të Kosovës.
Rastet i janë referuar Sektorit të Kundërvajtjeve Doganore për veprime të mëtejshme ligjore, derisa sektori i Hetimeve është duke punuar në hetime shtesë.
Dogana e Kosovës fton qytetarët të raportojnë çdo sjellje të dyshimtë ose joetike përmes numrit falas 0800 50095, duke mbrojtur kështu ekonominë dhe sigurinë e vendit. /Kosova.info/