Dhjetë vjet pengesë: Asociacioni në mes të përmbajtësores dhe simbolikes

Autor: Alternativna

Edhe pas dhjetë vjetësh nga arritja e marrëveshjes së parë në dialog, shumica e të cilave kishte të bënte me Asociacionin e Komunave Serbe, në opinioni e gjerë ka ende shumë paqartësi lidhur me këtë organ të ardhshëm.

Çfarë duhet të përfaqësojë Asociacioni? A do të ishte një Republika Srpska e re? A e dëshiron komuniteti serb në Kosovë një Asocacion?

Çfarë duhet t’i garantojë Asocacioni komunitetit serb? Këto dhe shumë pyetje të tjera u diskutuan me Jovana Radosavljević nga Iniciativa e Re Sociale në episodin e parë të series së re të podkatit të Alternativna “Çelësi i Kosovës: Analiza dhe Perspektiva”.

“Ne nuk jemi as afër të kuptojmë se çfarë duhet të përfaqësojë Asociacioni. Të dyja palët, në radhë të parë sepse nuk duan të formojnë Asociacionin, e shtrojnë diskutimin në atë mënyrë që të diskutohet shumë pak për esencën, por gjithçka u fokusua në elemente shumë sipërfaqësore dhe simbolike të këtij organi” – tha ndër të tjera Radosavljević.

Go to TOP