Dha ryshfet për tiketë trafiku, arrestohet i dyshuari
Një rast i tentim dhënies së ryshfetit ndaj zyrtarëve policorë ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari e ka bërë aktin për të mos ju shqiptuar tiketa kundërvajtës.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Kosova.info/
