Dështon edhe përpjekja e 30-të e konstituivit të Kuvendit të Kosovës

Për herë të 30-të sot ka dështuar përpjekja për konstituivin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.

Nga deputetët që ishin në sallë, 52 votuan për, nuk pati asnjë votë kundër e asnjë abstenim.

Seanca tjetër mbahet me 13 qershor në ora 11:00.


Go to TOP