Dëshmitari i pestë i Prokurorisë thotë se ishte pjesë e UÇK-së

Mbrojtja e ish-krerëve të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) ka filluar intervistimin e dëshmitarit të pestë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS).

Dëshmitari i mbrojtur i cili mban kodin 3165 ka thënë se UÇK-së i ishte bashkuar në korrik të vitit 1998.

Mbrojtja e ish presidentit Hashim Thaçi, Albert Moskowitz është interesuar të dijë nëse ky dëshmitar kishte marr ndonjë dokument që dëshmonte se ai ishte pjesë e UÇK-së.

Sipas dëshmitarit, atij nuk i ishte dhënë ndonjë dokument i tillë, raporton KP.

Pas kësaj, seanca ka vijuar e mbyllur për publikun, me pyetjet e mbrojtjes së Thaçit.

Dëshmitari me kodin 3165 ZPS-së ka filluar dëshminë e tij të mërkurën, ndërsa para tij janë dëgjuar katër dëshmitarë të tjerë të Prokurorisë.

Të gjithë kanë dëshmuar nën masa mbrojtëse dhe në seancë të mbyllur për publikun.

Ndërsa të mërkurën, trupi gjykues u ka kërkuar parashtrime palëve, der më 31 maj, në lidhje me hapat konkret që mund të merren për të siguruar që procedurat të jenë publike në shkallë më të lartë.

Ish-krerët e UÇK-së, për të cilët prokuroria pretendon se kanë kryer krime lufte, po gjykohen pas një procedure paraprake që ka zgjatur më shumë se dy vjet.

Gjatë krejt kësaj kohe, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi dhe Veseli, si dhe ish-deputeti Selimi, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm.

Go to TOP