Derisa po e pastronte armën e gjuetisë, e plagos vetën në dy këmbët- Policia jep detaje për rastin në Vushtrri

Një person e ka plagosur vetën në dy këmbët pasi i ka shkrepur arma e gjuetisë derisa po e pastronte.

Ai nuk kishte leje për armën.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE- Vushtrri / 03.08.2024 – 09:10. Të dyshuarit mashkull kosovar dyshohet se nga pakujdesia (aksidentalisht) i ka shkrepur arma e gjuetisë te cilën ishte duke e pastruar dhe si pasoj i dyshuari ka plagosur veten në dy këmbët. Te njëjtit i është ofruar ndihma mjekësorë dhe është jashtë rrezikut per jetë. Në vendin e ngjarjes njësitë përkatëse policore kane gjete dhe konfiskuar një arme gjuetie, per te cilën i dyshuari nuk posedonte leje. Rasti në hetime.”

Go to TOP