Deputetja britanike mirëpret lirimin e policëve të Kosovës, ja çka thotë për Serbinë

Deputetja e parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar pas vendimit për lirimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Deputetja thotë se ndjehet e lehtësuar pas ka kuptuar lajmin për lirimin e policëve, të cilët më 14 qershor ishin arrestuar nga forcat serbe në territorin e Kosovës.

Ajo po ashtu ka thënë se është dashtë shumë kohë që të bëhet lirimi i tyre.

“E lehtësuar kur shikuam lirimin e tre zyrave të policisë kosovare të cilët ishin ndaluar dhe rrëmbyer ilegalisht nga territori i Kosovës. U desh shumë kohë për lirimin e tyre, pa pasoja të dukshme për Qeverinë Serbe. Përkundrazi Serbia mori pjesë në një stërvitje të përbashkët ushtarake me SHBA”, thotë ajo.

Go to TOP