Deputetët e VV-së reagojnë ndaj vendimit të Kushtetueses
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje përmes postimeve në Facebook, kanë reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Deputetja Saranda Bogujevci, ka thënë se demokracia përfaqësuese u anulua në Kosovë dhe nuk vlen më. “Kot i fiton zgjedhjet, kot del i pari. 6 gjyqtarë, nga të cilët 5 nga koha e PAN-it dhe njëri i lidhur me Serbinë, shkelin vullnetin e popullit, riinterpretojnë vendimin e vet dhe gjejnë shkelje veçse te Avni Dehari”, ka shkruar Bogujevci.
Kurse deputeti Armend Muja ka thënë se i doli arapllaku edhe Gjykatës Kushtetuese e cila ju bashkua prokurorit Blerim Isufajt, kumbarës së lirimit të Millan Radoiçiqit, në luftën kundër Qeverisë Kurti!
Ndërsa deputetja Shqipe Selimi, ka thënë se Gjykata Kushtetuese e ka shkelur kushtetutën.
“Prej nga shpiku Gjykata Kushtetuese këtë për tri tentime? Pse jo katër? Pse jo dy? Pse jo vetëm një?. Ky është rishkrim i kushtetutës. Pra, Gjykata Kushtetuese e ka shkelur kushtetutën”, ka shkruar Selimi. /Kosova.info/
