Dëmtohen 11 autobusë të një kompanie në Junik

Njëmbëdhjetë autobusë të një kompanie private në Junik janë dëmtuar në parkingun e kompanisë. Rasti sipas policisë ka ndodhur të dielën pasdite.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për RTKlive, se sipas vlerësimit të kompanisë dëmi llogaritet të jetë rreth 50 mijë euro.

“Dje rreth orës 15:10 policia është njoftuar për një rast në Junik, ku ankuesi ka treguar se në parkingun e kompanisë “Juniku Reisen” i janë dëmtuar 11 autobus”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se po punohet intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.


Go to TOP