Dëme materiale pas tërmetit me magnitudë 5.6 në veri të Turqisë

Një tërmet me magnitudë 5.6 goditi rajonin e Sulusaray të provincës Tokat në veri të Turqisë.

Sipas Kryesisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, Samsun, Yozgat, Cankiri dhe Corum ishin zonat të cilat e ndjenë tërmetin, ndërkaq viktima në njerëz nuk ka.

“Për momentin, një shtëpi 2-katëshe në Yozgat dhe pesë hambarë në Sulusaray janë prekur”, njofton AFAD.

Ndërkaq Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya ka shkruar në X se të gjitha institucionet janë duke e inspektuar gjendjen në terren.

Ai shtoi se do të ketë një pushim njëditor në arsim në të gjithë krahinën.

Go to TOP