Del studimi i fundit! Se*s me drita ndezur, apo fikur?

Nga një studim i bërë së fundmi në SHBA ka rezultuar se shumica e amerikanëve i duan dritat fikur në dhomën e gjumit. Nga se kanë frikë? Kompania e studimit “Adam & Eve” pyeti rreth 1000 të rinj mbi moshën 18 vjeç se si preferonin të bënin se*s gjatë natës.

Gati gjysma (48%) e të pyeturve thanë se preferonin variante të ndryshme ndriçimi në dhomën e gjumit. 10% preferojnë t’i mbajnë dritat ndezur, ndërkohë që 41% preferojnë t’i fikin. Pasi kompania e shpërndau edhe në Facebook diskutimin, rezultoi pothuaj e njëjta shpërndarje: 40% për variante të ndryshme (herë me dritë, herë pa të, herë me pak dritë), 40% preferojnë t’i fikin dritat dhe 20% preferojnë t’i mbajnë ndezur.
Kompani ngre pyetjet: “Pse shumica preferojnë errësirën? A nuk është më mirë ta shijonin trupin e partnerit në dritë gjatë raportit se*s¥al?

Dr. Kat Van Kirk, eksperte seksi thotë se është mirë që trupin e partnerit ta kesh në qendër të vëmendjes, pra në dritë. Ajo shpjegoi se dëshira për të bërë se*s në errësirë ka të bëjë më shumë me pasigurinë sidomos të femrave, kur e shohin veten të zhveshur, mendojnë se partneri nuk do t’i pëlqejë.

“Kjo është krejtësisht e natyrshme”, – tha Kirk, “por për ta luftuar këtë ndjenjë që është gjithmonë e pranishme, sugjerohet një ndriçim i ulur për të ndryshuar gjendjen, pra jo në errësirë të plotë. Kjo do të thotë që në dhomë të mbani qirinj të ndezur ose çdo gjë tjetër që ndriçon pak e bën hije. Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë shumë, vërtet”.

Go to TOP