Deklarimet e Haradinajt për nëndegën e PDK-së, Gecaj: Në atë pjesë qyteti kemi tri nënshtabe, por jo me atë emër

Sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë, Arben Gecaj, ka mohuar se në këtë komunë, një nëndegë e këtij subjekti ka kaluar në AAK, siç ka potencuar më parë kandidati i Aleancës, për kryeqytetin, Daut Haradinaj.

”Ne kemi struktura shtabi që një kohë, pra nuk funksionojmë si kryesi, e në atë pjesë të qytetit ne kemi tri nënshtabe atje po jo me atë emër, prandaj nuk di tjetër çka të them për këtë pune”, është shprehur ai për klankosova.tv.

Megjithatë Gecaj nuk pranoi të komentonte fare pretendimet e Daut Haradinajt, për të cilat tha se nuk është në dijeni se çfarë ka deklaruar.

”Nuk e di çka ka deklaru kush për këto gjëra, unë nuk mirrem me deklarata të askujt, rreth 300 lajme prodhohen brena ditës në Kosovë”.

Go to TOP