Dega e LDK-së në Beneluks takon Abdixhikun, shpreh mbështetje për strukturat drejtuese të partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Beneluks ka zhvilluar një takim me kryetarin e LDK-së, Prof. Dr. Lumir Abdixhiku, ku është diskutuar për situatën në këtë degë, zhvillimet e brendshme në parti dhe zhvillimet politike në Kosovë.

Në takim morën pjesë sekretari i degës së LDK-së në Beneluks, Sherif Musliu, si dhe kryetarët e nëndegëve, Xhevdet Tafilaj dhe Hajriz Aliu.

Përfaqësuesit e degës së Beneluksit e njoftuan kryetarin Abdixhiku për aktivitetet dhe gjendjen e kësaj strukture jashtë vendit duke shprehur mbështetjen e tyre për kryetarin e partisë, kryesinë, Këshillin e Përgjithshëm dhe Kuvendin e LDK-së.

Nga ana e tij, Abdixhiku i ka informuar përfaqësuesit e degës për situatën aktuale në LDK dhe zhvillimet politike në Republikën e Kosovës.

Përfaqësuesit e degës së Beneluksit takuan edhe kryetaren e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku, sekretarin Visar Azemi, Shkëmb Manajn, Arjeta Salihun, Flamir Ukë Butyqin, si dhe veprimtarë të tjerë të LDK-së.

Takimi u vlerësua si një mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave të LDK-së në Kosovë dhe diasporë. /Kosova.info/


Go to TOP