Dortmund e transferon super sulmuesin e Ajaxit

Sebastian Haller, nga sezoni i ardhshëm do ta djersitë fanellën e ekipit gjerman Borussia Dortmund.

Haller ka nënshkruar kontratë katërvjeçare dhe ka një vlerë prej 35 milionë eurove.

Ai shihet si zëvendësues i Erling Haaland, i cili u transferua tek gjigandët anglez Manchester City.

28 vjeçari për Ajaxin gjatë dy edicioneve i ka shënuar 47 gola në 66 ndeshje sa i ka pasur.

Po ashtu futbollisti nga Bregu i Fildishtë i ka edhe 16 asistime.

Go to TOP