Dardanët rikthehen me energji pas fitores historike në Slloveni
Fitorja në Slloveni ka sjellë energji shtesë në kampin e Dardanëve, të cilët një ditë pas triumfit historik u rikthyen në stërvitje me ritëm të fortë, buzëqeshje dhe motivim të lartë.
Atmosfera në grup ishte fantastike, me lojtarët që reflektonin besim dhe pozitivitet të madh pas paraqitjes së shkëlqyer.
Stafi teknik vazhdoi punën me intensitet dhe fokus të plotë, duke e mbajtur ekipin në ritmin e duhur për ndeshjet vendimtare që i presin. Me energji të re dhe moral të lartë, Dardanët po ecin të bashkuar drejt objektivit të madh, Botërorit.
Pas një arritjeje historike në ndeshjen ndaj Sllovenisë, ku Kosova siguroi plejofin për Botëror, atmosfera në kampin e Dardanëve është e mbushur me energji dhe motivim. Fitorja nuk është vetëm një hap drejt objektivit madhor, por edhe një shtysë morale për lojtarët dhe stafin teknik, duke i fuqizuar ata për sfidat e ardhshme.
Kosova të martën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ e pret Zvicrën. Ndeshja ka zgjuar interes të veçantë dhe do të transmetohet në RTK.
