‘Dardanët’ me mesazh motivues: Forca bijtë e vendit!

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në Murcia të Spanjës, do të përballet me Islandën në ndeshjen kthyese të Play-Off-it në Ligën e Kombeve, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Dardanët në këtë sfidë tejet të rëndësishme në garën për kualifikim në Ligën B të Ligës së Kombeve, hynë me epërsinë e lojës së parë prej 2-1, ndeshje kjo e luajtur tri ditë më parë në ‘Fadil Vokrri’.

Tifozët e kombëtare sonë ‘Dardanët’ pak orë para duelit me islandezët, vijnë më një mesazh motivuese për futbollistët e Kosovës.

“Sot, le të ketë festë Kosova, le të brohorasin zemrat tona. Për atdheun që e kemi përmbi gjithçka. Një popull i tërë sot sheh me sy nga ju me emocion dhe padurim. Një popull i tërë pret një gëzim të munguar. Forca bijtë e vendit!”, thuhet në njoftimin e ‘Dardanëve’. /Kosova.info/


Go to TOP