‘Dardanët’ arrijnë në Volos, me pesë mungesa ndaj Greqisë

Kosova sot ka udhëtuar dhe është akomoduar në Volos, ku të dielën, do të luajë ndeshjen e katërt dhe të fundit për këtë muaj në Ligën e Kombeve, kundër Greqisë.

Paradite skuadra ka udhëtuar nga drejt Volos ku ka arritur në mesditë.

Dardanët, sot, në orën 19:00, sipas kohës lokale në Volos, do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes.

Përzgjedhësi Alain Giresse dhe njëri nga futbollistët do të paraqiten në konferencë për media.

Kosova në këtë ndeshje të rëndësishme do të jetë pa shërbimet e Edon Zhegrovës, Ibrahim Dresevicit, Betim Fazlijit, Lirim Kastratit dhe Benjamin Kolollit.

Ndeshja zhvillohet të dielën nga ora 20:45. 

Go to TOP