Danimarkë, Osmani: Diaspora urë lidhëse mes dy vendeve tona

Presidentja e Kosovës, gjatë vizitës në Danimarkë, është takuar me komunitetin e shqiptarëve atje.

Ajo, përmes platformës ‘X’,  është shprehur e kënaqur me të arriturat e diasporës në Danimarkë, me historitë e nismat e tyre që, siç u shpreh ajo, shërbejnë si një urë e rëndësishme ndërmjet Kosovës e Danimarkës.

“Me të vërtetë e kënaqur që takova diasporën tonë të lulëzuar në Kopenhagë dhe për të dëgjuar historitë dhe iniciativat e tyre të pabesueshme të suksesit që shërbejnë si një urë e rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës”, ka shkruar Osmani. /Kosova.info/

Go to TOP