Dani Alves largohet me sherr nga Sao Paolo

Dani Alves largohet përfundimisht nga Sao Paolo. Klubi Brazilian njoftoi se ka prishur në mënyrë konsensuale marrëveshjen me 38-vjeçarin, pas mosmarrëveshjeve mbi të drejtat e papaguara të imazhit.

Për herë të parë situate e u komplikua gjatë muajit mars, kur u zbulua se klubi i kishte borxh futbollistit 2 milionë euro, shumë e barasvlefshme me 10 muaj të pages së tij.

Gjatë javëve klubi brazilian nuk arriti të siguronte të ardhurat për të paguar mbrojtësin, i cili vendosi të largohej. Rreth kësaj çështjeje foli edhe drejtori Carlos Belmonte, i cili theksoi se klubi e njeh borxhin ndaj Alvesit dhe se u paraqiti menaxherëve të lojtarit një ofertë që ata nuk e pranuan dhe për këtë arsye futbollisti nuk do të jetë më pjesë e klubit.

Go to TOP