Costa: Besuam deri në fund, ishte ndeshja më e mirë e jetës sime

Portieri i Portugalisë, Diogo Costa, ka qenë njeriu i ndeshjes në fitoren ndaj Sllovenisë.

Portugalia është kualifikuar në çerekfinalet e Evropianit ‘Gjermani 2024’ pasi mundi Slloveninë pas penalltive falë ‘gardianit’ Costa, i cili priti tri penalltitë e skuadrës sllovene.

Costa pas ndeshjes u shpreh i lumtur me fitoren dhe kualifikimin në rundin tjetër të këtij Evropiani.

“Ne besuam deri në fund dhe të gjithë jemi shumë të lumtur”, tha ai.

“Kjo është ndoshta ndeshja më e mirë e jetës sime. Unë u fokusova të bëja atë që duhej të bëja. Sigurisht që kishim analizuar penalltitë, por lojtarët ndryshojnë dhe ata ndryshojnë mënyrën se si gjuanin. Jam shumë i lumtur dhe shumë i emocionuar që kam ndihmuar ekipin”, ka pohuar Costa.

Go to TOP