Copenhagen dhe Drita e mbyllin pa gola pjesën e parë

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e përballjes mes Copenhagen dhe Dritës, e vlefshme për raundin e dytë të kualifikimeve për Champions League. 

Skuadra daneze ka dominuar në posedim të topit dhe krijim të rasteve, por pa arritur ta gjejë rrjetën. Mbrojtja e Dritës është treguar e fortë, duke ndalur me sukses sulmet e vendasve.

Rastin më të mirë për Copenhagen e ka pasur Mohamed Elyounoussi në minutën e tridhjetë e tretë, kur goditja e tij nga afërsia ka prekur të dyja shtyllat, për t’u ndalur në fund nga portieri i Dritës në vijën fatale.

Të dyja skuadrat kanë ende në dispozicion pjesën e dytë për të ndryshuar rezultatin. 


Go to TOP