Conte pas fitores ndaj Torinos: Titulli? Do të ishte një mrekulli
Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka folur për ‘DAZN’ pas fitores 2-0 ndaj Torinos.
‘Napolitanët’ pas kësaj fitore ngjitën në krye të tabelës tri pikë më shumë së Interi.
“Kanë mbetur edhe katër hapa. Të parin e kemi bërë duke ecur përpara. E dimë shumë mirë që do të përballemi me dy ekipe që luftojnë për mbijetesë, si Lecce dhe Parma, dhe më pas Genoa dhe Cagliari në shtëpi”, tha Conte.
“Ishte thelbësore të fitonim këtë ndeshje dhe e bëmë me personalitet dhe vendosmëri, si një ekip i vetëdijshëm për forcën e tij”.
“Scudetto do të ishte një mrekulli”, theksoi trajneri i Napolit, duke lënë të hapur ëndrrën për titull.
