Conceiçao largohet përfundimisht nga Porto për t’u transferuar te Juventus
Francisco Conceiçao është zyrtarisht lojtar i Juventusit. Pas një transferimi që është zvarritur përtej afatit të paracaktuar, sulmuesi portugez ka lënë përfundimisht Porton për t’u rikthyer te “Zonja e Vjetër”.
Klubi italian ka paguar tridhjetë e dy milionë euro për kartonin e tij, ndërsa lojtari ka firmosur një kontratë deri në vitin 2030.
“Porto ka arritur marrëveshje me Juventus për shitjen përfundimtare të të drejtave sportive dhe 100% të të drejtave ekonomike të Francisco Conceiçao për një shumë fikse prej tridhjetë e dy milionë eurosh”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit portugez.
Sezonin e kaluar, futbollisti portugez ka realizuar shtatë gola dhe ka dhënë katër asistime në dyzet paraqitje për Juventus.
