Coach Kakiouzis, trajner i Sigal Prishtinës

Tashmë është zyrtare. Coach Kakiouzis është trajneri i ri i Sigal Prishtinës.

Kryeqytetasit përmes një njoftimin, kanë zyrtarizuar Coach Kakiouzis në krye të bankinës së skuadrës bardhekaltër.

Coach Kakiouzis, i cili ka përvojë të madhe në basketbollin evropian, duke fituar titullin e kampionit të Evropës, vjen në Prishtinë më synime që ta rikthejë titullin e kampionit në kryeqytet.

“Michalis Kakiouzis, kampion i Evropës dhe legjendë e basketbollit evropian, nga sot zyrtarisht trajner i Sigal Prishtinës!”, thuhet në njoftimin e Sigal Prishtinës. /Kosova.info/


Go to TOP