Çmimi kombëtar “Muslim Mulliqi” i jepet Esat Vallës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Artet Pamore “Muslim Mulliqi”.

Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” iu dha post mortem artistes Alije Vokshi, kurse Çmimi Vjetor për të Arriturat në fushën e Artit Pamor për vitin 2023 iu dha artistit Esat Valla.

Anëtarë të komisionit për çmime: Valbona Zherka, piktore, kostumografe; Lirije Buliqi, skulptore dhe Alisa Gojani, u.d. e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Zherka tha se ndjehet keq që profesoresha Alije s’është më në mesin tonë, “por, zakonisht, ne krijuesit lëmë diçka pas vetes. Po besoj që vajzat e Alijes i gëzon ky lajm, por nuk ndjehen mirë që ajo nuk është më”.

Ndërkaq për profesor Esatin, duke i uruar suksese për të arriturat, Zherka tha se ai nuk është ndalur së krijuari.

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku tha se është ditë e veçantë për krijuesit e kësaj fushe dhe për MKRS-në ndarja e këtyre çmimeve.

Go to TOP