Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Ngjarjet e datës 19 maj 2023

– Pjesëmarrësit e konferencës “Diaspora Flet”  organizojnë ushtrime në mëngjes për adhuruesit e natyrës dhe sportit me Mrika Nikqi. (Parku i Gërmisë, ora 6:30)

– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën “Diaspora Flet”. (Klan Arena, ora 9:00)

– Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shënon Ditën Botërore të Metrologjisë. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

– Unioni Afarist i Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve. (Zyret e AKB-së, Tophane, ora 10:30)

– Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese bënë testimin me shkrim i kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në përurimin e termocentralit diellor me kapacitet 150 MW në fshatin Bec të Gjakovës. (Fshati Bec, ora 11:00) 

– AVONET dhe banorët e lagjes Gëzim Sahiti do të organizojnë një performancë në dy pika të rëndësishme të qytetit në lidhje me problemin e lejeve të ndërtimit dhe mungesën e veprimeve nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. (Para Komunës së Ferizajt në ora 11:00 dhe tek Prokuroria Themelore në Ferizaj, ora 11:30) 

– Promovohet libri i ish të burgosurit Asllan Selimi, “Tmerri ka emër” me kujtime nga lufta, burgu, gjykimi, dënimi dhe masakra në burgun e Dubravës. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

– Bëhet hapja e programit të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës, për nder të 15-vjetorit të vendosjes së raporteve diplomatike me Republikën e Kosovës. (Ish-biblioteka “Hivzi Sylejmani”, ora 13:00)

– Zyra e Bashkimit Evropian, në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Evropës, organizon punëtorinë “Tradita e thurjes”. (Shtëpia e Evropës, Mitrovica e Veriut, ora 15:00)  

– Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Evropës, mban aktivitetin “Harmoni në lëvizje: Një përvojë në joga”. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë, ora 17:00) 

Go to TOP