Çitaku: Prania e Berishajt në Potoçari, poshtërim për Kosovën

Deputetja dhe sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas pjesëmarrjes së ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në ceremoninë e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

Çitaku e ka konsideruar prezencën e Berishajt si fyerje dhe poshtërim për Kosovën dhe viktimat e gjenocidit, duke e quajtur pjesëmarrjen e tij si abuzim me dhimbjen dhe kujtesën historike.

“Albin Kurti ka shkuar në Srebrenicë për të përkujtuar gjenocidin serb mbi civilët e pafajshëm, nën shoqërinë e Martin Berishajt. Çfarë fyerje. Çfarë poshtërimi. Për Kosovën. Për viktimat. Për gjithë ata që luftuan për drejtësi dhe të vërtetën”, ka shkruar Çitaku. /Kosova.info/


Go to TOP