Cila është skuadra që Messi ka marrë vendim për të ardhmen e tij

Lionel Messi ka vendosur që të rinovojë edhe për një tjetër sezon me PSG. Kontrata aktuale e ikonës argjentinase përfundon në fund të këtij viti, ndërsa ai ka marrë disa oferta për të vazhduar karrierën e tij.

Barcelona kishte shfaqur interes për ta rikthyer 35-vjeçarin sërish në “Camp Nou”, por një alternativë ishte edhe transferimi në SHBA te Inter Miami.

Që nga nisja e sezonit, sulmuesi argjentinas  kishte marrë një ofertë nga PSG për të vazhduar bashkëpunimin.

Por lojtari kishte kërkuar kohë dhe ua bëri të qartë drejtuesve se do ta merrte vendimin, pasi të përfundonte kampionati botëror, ku ai fitoi titullin e kampionit të botës.

Këtë sezon Messi ka qenë një ndër protagonistët e klubit francez me 12 gola në 19 takime të luajtura.

Go to TOP