Cameron pritet ta vizitojë Shqipërinë, kjo është agjenda

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, pritet të vizitojë javën e ardhshme Shqipërinë. Mediat Britanike kanë zbuluar detaje nga agjenda, ku ndër të tjera bëjnë të ditur se ai do të “shpallë një program të ri për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri”.

Cameron do të njoftojë një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të kontrabandës së njerëzve, shkruan The Sun.

Tabloidi britanik shkruan më tej se gjatë udhëtimit të tij, Cameron do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar.

Ndërkohë kryeministri britanik, Rishi Sunak, po përgatitet të udhëtojë në Vjenë për bisedime mbi një goditje ndaj imigracionit të paligjshëm.

Sunak do të takohet me kancelarin austriak Karl Nehammer në fillim të javës për të bërë presion për veprime më të ashpra për t’i mbrojtur kufijtë e Evropës nga kriza e migracionit.

Go to TOP