Buzhala ngre alarmin: Profile të rreme pro-VV me fotografi të figurave serbe – kush po i financon?

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ashpër në rrjetet sociale duke ngritur dyshime të forta për aktivitetin e profileve të rreme që, sipas tij, po përkrahin Lëvizjen Vetëvendosje nëpër platforma online. Ai thotë se numri i tyre nuk ka qenë kurrë më i madh dhe se disa prej tyre përdorin fotografi të personave serbë të njohur.

Sipas Buzhalës, disa prej këtyre profileve mbajnë si foto profili imazhe të vajzës së Arkanit dhe këngëtares Ceça, gjë që ai e quan shqetësuese dhe të pazakontë.

“Kurrë ma shumë llogari fejkë që e përkrahin Vetëvendosjen nuk ka pasë. Çka është ma e çuditshme për mu është që janë tri-katër femna që foto të profilit i kanë disa serbe. Njana e ka çiken e Ceces e Arkanit,” shkroi ai.

Buzhala ngriti dilema nëse këto profile financohen nga Vetëvendosje apo nga Serbia duke thënë se nuk po e bën këtë vlerësim me ironi.

“A i pagun këto profile Vetëvendosja, a i pagun Serbia që me e mbështet Vetëvendosjen? Unë seriozisht besoj që edhe Serbia po punon në këtë drejtim, sepse përndryshe nuk ish tranu ndoshta Vetëvendosja me e përdor foton e çikës së Arkanit e Ceces,” deklaroi ai. /Kosova.info/


Go to TOP