Buzhala: Kurti po përça shqiptarët në Maqedoni, ndërsa Serbia po i unifikon serbët në Kosovë
Gazetari dhe analisti politik, Berat Buzhala, ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjeve politike të kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut duke e akuzuar atë se po punon për përçarjen e shqiptarëve atje.
Në një postim në rrjete sociale, Buzhala ka thënë se ndërkohë që Serbia po bashkon serbët për të fituar komunat me shumicë serbe në Kosovë, Kurti po merret me ndarjen e shqiptarëve në Maqedoni.
“Derisa Serbia përzihet në Kosovë dhe i unifikon serbët, në mënyrë që serbët me i fitu komunat me shumicë serbe, kryeministri Kurti përzihet në Maqedoni non-stop, ama për me i përça shqiptarët. Në Kërçovë për shembull është veç një parti maqedone e tri shqiptare, e sigurisht që po fiton partia maqedone”, ka shkruar Buzhala me ironi.
Ai shtoi se ky, sipas tij, ka qenë qëllimi i pushtetit aktual që nga fillimi – përçarja e shqiptarëve.
“Mos u ankoni kur të përzihet Vuçiqi te na, se edhe këta të Albinit veç në Maqedoni po rrijnë”, përfundoi Buzhala. /Kosova.info/
